JiL.al - Jeto i Lumtur

Olta Gixhari apo Kiara Tito? Ilir Shaqiri thotë fjalën e tij: Ja kush del sonte

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmja e djeshme pa për herë të parë përballë njëri-tjetrit Iliri Shaqirin dhe Donald Veshajn, dy finalistët e edicionit të parë të “BBVIP”, që nga koha kur reality show u mbyll me fitues balerinin e njohur. I ftuar në programin “Më lër të flas”, të binjakëve Veshaj, Shaqiri foli për shumëcka, përfshirë edhe edicionin e dytë të programit, e kush më mirë se një ish-fitues mund të bënte një analizë për atë cfarë po ndodh kohët e fundit brenda në shtëpi.

Kështu, në lidhje me Luiz Ejllin, padyshim një nga protagonistët absolutë të këtij edicioni, Iliri u shpreh: “Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, duke ju referuar kështu faktit që ai ka studiuar mirë lojën e “Big Brother” dhe shpesh përdor strategjitë e të tjerëve.

Ndërsa sa i takon Olta Gixharit, një tjetër protagoniste e reality show-t këtë sezon, balerini tha: “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i sh ikoj.”

Nga ana tjetër, Shaqiri përmendi edhe Sabianin, një prej miqve të tij më të mirë në edicionin e vjetshëm, i cili u rifut sërish këtë vit në reality show, këtë herë me një tjetër “mision”:

“U gëzova se hyri se kisha kohë që nuk e shikoja. Çdo baba e di vetë se çfarë duhet të bëjë kundrejt instiktit që ka për fëmijën e tij.”

Sa i takon nominimit të kësaj jave, një nominim vërtetë i fortë që do të shohë të eleminohet Oltën ose Kiarën nga shtëpia, Iliri tha: “Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, duke lënë të kuptohet se mendon që do jetë

moderatorja ajo që do të lërë reality show-n.

Scroll to Top