Aktorja Olta Gixhari, e cila ka qenë pjesmarrëse në edicionin e dytë të “Big Brother VIP Albania”, ditën e sotme ka ndarë me ndjeksit e saj në rrjetet sociale një video teksa shfaqet me barkun e rrumbullakosur në ambientet e palestrës.
Ajo shprehet se ndryshe nga herët e tjera, tani që është në pritje të ëmbël ka filluar të bëjë më shumë palestër.
Olta nuk nguron të ndajë me ndjekësit e saj herë pas here foto dhe video nga jeta e saj private. Duket se aktorja po e shijon shumë këtë periudhë të pritjes së ëmbël.
Kujtojmë që bukuroshja është në pritje të fëmijës së dytë dhe është një djalë.