Marrëdhënia e dy banorëve të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se po vazhdon të jetë e acaruar.
Ndonëse mbrëmë (e enjte) dyshja bën paqe me njëri-tjetrin duke lënë anash mosmarrëveshjet, megjithatë ata janë ende të ftohtë në disa momente.
Situatën me Luizin, Kiara nuk ka hezituar që ta diskutoj edhe me njërën prej rivaleve më të mëdha të kënëgtarit, Olta Gixharin.
Teksa të dyja po qëndronin të shtrira në shtrat, Kiara i tha Oltës se ka ende pasiguri në lidhje me raportin me Luizin prandaj dëshiron të jetë e vëmendshme për vazhdimësinë.
“Afat gjatë nëse vazhdon kështu shkatërrohet, prandaj dua t’i mbaj sytë hapur”, u shpreh Kiara.
Në anën tjetër, Olta duke i dhënë këshilla Kiarës tha se nëse dy person duhen me njëri-tjetrin do të gjejnë rrugën për të qenë bashkë.
“Kemi perceptime të ndryshme se unë nuk e di se çfarë konkretisht të shqetëson ty, unë arrij ti marr me mend aq sa janë folur në prime dhe çfarë shoh me sytë e mi, po të vërtetën e madhe brenda e di ti, shiko dy njerëz kur duhen e gjejnë gjithmonë rrugën e duhur te njëri-tjetri, koha i rregullon të gjitha”,
Ndërkohë, mbetet të shihet në vazhdim sesi do të rrjedhin gjërat me çiftit të krijuar në BBVA tash e disa javë.