Një video që po shkakton shumë të qeshura në rrjet është momenti kur Olta po qante për daljen e maestros dhe Arbër Hajdari mezi mban të qeshurën nga patetizmi me të cilin Olta përjeton situatën.
Maestro u eliminua mbrëmjen e djeshme nga “Big Brother VIP”. Olta u bë keq nga largimi i tij dhe fajësoi Luizin pasi ishte ai shkaktari i nominimit të tij.
Pas spektaklit, gjatë një bisede me Qetsorin, Olta ka thënë se do të hakmerret ndaj Luizit dhe do t’i nxjerrë nga shtëpia Kiarën.
“Ai më nxorri Armαldon, unë do i nxjerr Kiarën. Do përpiqem shumë”, ka thënë ajo. Olta nuk ka humbur kohë. Ajo ka shkuar në 4 të mëngjesit te Suita e çiftit duke u qëndruar në derë për të bërë muhabet.
Nëse del Kiara, Luizi pastaj do jetë i foksuar 100% te loja dhe nuk do ketë gjë që do e ndalë, duke e bërë të jetë dhe i revoltuar apo i egër në situata të ndryshme.
Ndaj Olta duhet ta mendojë mirë këtë mundësi sepse ndoshta do i kthehet mbrapsht dhe atëherë do jetë vonë për t’u bërë pishman.
Kujtojmë se Olta dhe Kiara si dhe Qetsori dhe Kristi janë dy “cifte” që janë në nominim për të martën, cifti më pak i votuar do dalë në nominim kokë më kokë për të dalë nga shtëpia.