“Oltën nuk e shikoj lojtare të fuqishme”/ Flet pas përjashtimit ish-banorja e BBV, ka dy fjalë për Armaldon: Më duket shumë e tepruar që…

Jil
Jil
2 Min Read

Pas përjashtimit nga Big Brother Vip, këngëtarja Ermiona Lekbello ka deklaruar se nuk donte ta përballonte më atë eksperiencë dhe se nuk i ka mbetur asgjë peng.

Ajo ka shprehur vlerësimin më të madh për Luiz Ejllin, për të cilin thotë se është i vetmi që i qëndroi pranë.

“Pas dy ditëve në Big Brother del ajo që je në të vërtetë. Luizi mu bë krah në atë shtëpi dhe për këtë e falenderoj. Nuk kishte interes, por i pëlqeu tipi im. Unë mund ta përballoja nëse doja, por nuk kisha më dëshirë”, tha ajo për “Shqipëria Live”.

Ndërsa për Oltën thotë se pas daljes nga BBV nuk ka dëgjuar asnjë fjalë të mirë për të.

“Unë Oltën nuk e shikoj kaq lojtare të fuqishme. Kam dalë dhe vijnë shumë njerëz që më urojnë. Si nuk kam dëgjuar një që Oltën ta pëlqejë. Ne themi lojtare e fuqishme, por ku?“, tha ajo.

Kritikat Ermiona nuk i kurseu as për Armaldon, me të cilin përballje kishte edhe gjatë lojës.

“Mos të flasim për të që e ka gruan shtatzënë dhe rri aty. Shumë e tepruar. Bashkëshortja e tij ka nevojë për të. Unë mendoj kështu, pasi gjithsecili i di punët e veta.“

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *