Qetsori dhe Olta kanë deklaruar se tashmë janë aleatë në rrugëtimin e tyre në “Big Brother VIP Albania”. Ata po mendojnë se si të afrojnë në grup persona të tjerë dhe lëvizjet e para i kanë bërë sot. Ata kanë ftuar Antonetën që të bisedojë bashkë me ta, por ajo refuzoi.
”Kape kape içik tani se është vetëm”– i thotë Olta, Qetsorit.
Ky i fundit i afrohet Antonetës por ajo u shpreh se ka nevojë të rrijë vetëm dhe të mendojë.
“Po marr içik kohën time. Keni muhabet special? Epo ruajeni për më vonë”
Më pas Olta i tha Armaldos të rrinte me të dhe Qetsorin, por edhe ai refuzoi gjithashtu.
Mos duhet që Olta të ndryshojë strategji në mënyrë që të afrojë më shumë banorë pas saj?