Operacioni i SPAK/ Gazetari tregon si u rekrutuan kryeprokurori

Jil
Jil
1 Min Read

Prokuroria e Posaçme dhe më pas edhe Policia e Shtetit kanë publikuar detaje dhe pamjet e operacionit të një dite më parë. ku u arrestuan biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish shefin e Operacionales, Oltion Bistri.

Policia njofton se operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie. Në total janë arrestuar 8 persona ndërsa janë shpallur në kërkim 9 të tjerë

Të arrestuarit janë: Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri, Xhevahir Lita, Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta.

Policia thekson se gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), maska, paruke dhe sende të tjera të paligjshme që përdoreshin nga pjesëtarët e grupit kriminal.

Ndërkaq, në një intervistë gazetari Elton Qyno ka zbardhur dhe rolet e 3 protagonistëve të kësaj dosjeje, biznesmenit Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit, Lita dhe ish-kreut të Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, në implikimin e tyre në grupin kriminal Bajri dhe Martinaj që aktivitetet e tyre i zhvillonin në Shkodër dhe Lezhë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *