JiL.al - Jeto i Lumtur

Operacioni “Metamorfoza 2”/ Për kë po kërcasin prangat?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Sokol Bregu në një intervistë televizive ka folur në lidhje me operacionin “Metamorfoza 2”, ku paralajmëroi se të tjerë emra drejtuesish të lartë në polici dhe politikanë pritet shumë shpejtë të dalin në dritë.about:blank

“Lidhjet sipas informacionet që kemi janë akoma më të mëdha. Opinioni dhe gazetarët janë në pritje të daljes së ‘Metamorfoza 2’, ku qarkullojnë informacione se ka një pjesë të madhe të drejtuesve të policisë të përfshirë dhe kjo ka ndalur ndryshimet e reja në polici. Thuhet se ka edhe më lart se drejtuesit e Policisë. Ka edhe pjesë të politikës, sepse pa politikë nuk mund të marrësh një emërim në polici. Ka deputetë zone që janë të interesuar për shefa komisariatesh apo drejtues vendore. Ajo do kohë që të verifikohen të gjitha, pasi dikush mund të jetë në përgjime rastësisht, s’ka faj dhe do kohë për t’u vërtetuar.

‘Metamorfoza 1’ mori shefin e operacionales, që është pika kyçe. Duket një qasje ndryshe e ministrit të Brendshëm. Fakti që ministri i Brendshëm do që të ndryshojë edhe strukturën, do zhdukë familjarizimin në shumë komisariate të vendit, do shkrijë FNSH-në, që kanë shumë pak kontribut në Policinë e Shtetit. Ky është një premtim nëse do realizohet do ketë impakt të madh për policinë”- u shpreh Bregu.

Scroll to Top