Operohet me sukses Armando Broja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Britania e Madhe- Operohet me sukses Armando Broja. Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi kuq e zi.

Lojtari i Chelseas, disa ditë më parë, pësoi një dëmtim serioz në një miqësore ndaj Aston Vilës në Arabinë Saudite, ku këputi ligamentin e gjurit të djathtë.

Vetë sulmuesi Broja, ka njoftuar në rrjetet sociale, se e ka përfunduar me sukses operimin në mëngjesin e sotëm. Ky është dëmtimi i rëndë për një futbollist, pasi edhe koha e rikuperimit dhe aftësimit të lojtarit është e gjatë.

“Kënaqësi të them se iu nënshtrova një operacioni të suksesshëm këtë mëngjes. Koha për të pushuar përpara se të nis rrugën time drejt rikuperimit. Faleminderit edhe një herë për të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe mbështetjeje,”- ka shkruar Armando Broja në faqen e tij Twitter.

Sipas parashikimit të mjekëve anglezë, sulmuesi i Chelseas dhe i kombëtares shqiptare, thuajse i ka dhënë lamtumirën këtij sezoni, teksa pritet që të rikthehet në fushën e gjelbërt, rreth muajit maj të vitit të ardhshëm në rastin më të favorshëm.

Kuptohet, një lajm i tillë nuk është i mirë për tifozët shqiptarë dhe një humbje e madhe për kombëtaren shqiptare kuqezi, në startin e aventurës së saj për kualifikueset e Euro 2024-s.NOA.AL

Scroll to Top