Opinionisti i Big Brother si dhe themeluesi i fondacionit ‘Fundjavë ndryshe’ Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera janë bërë prindër për herë të parë të një vajze.
Emri i vogëlushes nuk dihet ende por lajmin e ka bërë të ditur vetë Hajdari përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.
“Zoti na bekoi dje mua dhe Vlerën me një vajzë”, shkruan ndër të tjera opinionisti i dy edicioneve të formatit më të ndjekur në shqipëri, ajo që mbetet surprizë është nëse do të jetë sërish në atë fron edhe këtë apo jo, kjo mbetet për tu zbuluar të shtunën në mbrëmje.