Opozita bllokoi Parlamentin fundin e vitit që lamë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të pranojë të negociojë me opozitën në lidhje me ligjin për komisionet hetimore parlamentare, në rast se ai kthehet nga presidenti.about:blank

Rama tha se ligji është bazuar në një model gjerman dhe ka komponentë që nuk mund t’i hiqen.

Ai komentoi gjithashtu situatën parlamentare me të cilën u mbyll viti i kaluar, me opozitën që bllokoi për disa javë Parlamentin duke hedhur flakadanë e duke shkaktuar rrëmujë.

“Qasja ndaj parlamentit është qasja e përcaktuar qyshkurse grekët e lashtë ndërtuan skenën  e parë të shkëmbimit të opinioneve dhe hapën siparin e historisë së demokracisë. Në atë skenë nuk përfshiheshin mundja, boksi, dhe aktivitetet me natyrë fizike përveç qëndrimit në këmbë ose qëndrimit ulur. Nuk më rezxulton që gjatë historisë së tij parlamentarizmi të ketë pasur ndonjë ndryshim në këtë aspekt, apo të ketë kaluar në faza kur është bashkuar ushtrimi i sporteve fizike me ushtrimin e të drejtës bsë fjalës. Ne në parlament do të qasemi siç janë qasur grektë, romakët, britanikët. Do të qasemi për t’u ulur, për t’u ngritur të flasim kur kemi të drejtën të marrim fjalën dhe të ulemi të dëgjojmë kur të tjerët të marrin fjalën. Për sa kohë do të kemi, boks, hedhje gjylesh apo flakadanësh, ne do të votojmë e do të ikim”, tha Rama.

Scroll to Top