Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ndërsa foli për fatin e Sali Berishës për të cilin nesër GJKKO merr vendimin për ta vendosur në arrest shtëpie, tha se ish kryeministri po provon një rrëzim të dhunshëm pas refuzimit të tij për t’u larguar nga politika.about:blank
I ftuar në një program televiziv, Shehi tha se Berisha duhet të ishte larguar dhe të linte opozitën të riformulohej.
“Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm. Është po i njëjti person me 30 vjet për zig-zaget e veta. Ne po themi të ndryshojmë për të rrit shanset e opozitës për të ardhur në pushtet. Unë them që opozitës shqiptare i duhet njëlloj përqasje, një aproach i ri.
Uroj që Berishës si person t’i ruhet dinjiteti i vet dhe të mos përfundojë në këto historitë e arrestimeve. Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm. Por gjeneratën e re nuk e shoh me Berishën”, tha Shehi.