JiL.al - Jeto i Lumtur

Organizonte lojëra fati me anë të celularit, procedohet penalisht

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, anë me celularë është zbuluar në Lushnjë. Si pasojë, janë proceduar 2 persona, pronari i lokalit dhe punonjësi.about:blank

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:

Zbulohet 1 tjetër lokal ku organizoheshin lojëra fati, me celularë. Procedohen penalisht 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i kontrolleve të kryera në lokale, për goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në fshatin Kolonjë, në lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh., kanë konstatuar shtetasin A. D., në celularin e të cilit u gjetën faqe për vendosjen e basteve sportive. Ky celular u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., 56 vjeç, banues nëFier dhe A. D., 38 vjeç, banues në fshatin Ardenicë .

Scroll to Top