Oriola Marashi ka një kërkesë për Noizyn dhe DJ Crax

Editor
1 Min Read

Modelja Oriola Marashi ka kërkuar publikisht lirimin e Noizyt dhe DJ Crax, të cilët u arrestuan së fundmi në Shëngjin për një incident në Pejë. Të dy pritet të ekstradohen në Kosovë, ndërkohë që është duke u zhvilluar një fushatë për mbështetjen e tyre nga miq dhe kolegë e tyre.

Oriola Marashi, në një reagim të fundit, ka bërë thirrje për veprim, duke theksuar se është e rëndësishme të ngrihemi kundër padrejtësive.

“Jetojmë në një periudhë ku ndjehemi të pafuqishëm përballë padrejtësive, por nuk duhet të ketë kurrë një kohë që ne mos ta bërtasim apo të mos protestojmë kundrejt këtyre fenomeneve që janë për të ardhur keq. Të lirohen djemtë e mi”, u shpreh Oriola.

Përsa i përket çështjes, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe reperin Stresi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *