ITALI- Një 60 vjeçare nga Alessandria në Itali udhëtonte prej 34 vitesh pa patentë. Ajo e kishte marrë patentën e drejtimit në 1979 dhe kur skadoi për herë të parë, nuk e kishte rinovuar kurrë. Të dhënat u zbuluan kur u ndalua pranë Acqui Terme nga policia. Gruaja fillimisht u përpoq të justifikohej se kishte lënë patentën e saj në shtëpi, më pas u përball me provat nga baza e të dhënave të policisë.
Ajo pranoi se nuk e kishte rinovuar kurrë patentën dhe u tha oficerëve të Seksionit të Policisë Rrugore Alessandria që e përdorte makinën për udhëtime të shkurtra ndërmjet qytete afër shtëpisë, kryesisht në kohë dhe ditë me pak trafik.
Krahas sanksioneve administrative të pritshme, gruaja është denoncuar edhe në Zyrën Civile të Motorizimit për të kërkuar masën e rishikimit urgjent, me qëllim verifikimin e gjendjes mendore dhe fizike. Sipas ligjit, cdo tre vjet nga marrja e patentës është i detyrueshëm përsëritja e testeve për të rimarë lejen e drejtimit.