JiL.al - Jeto i Lumtur

Pa prisni pak! Ish-banorja e “BBVA” do shfaqet në klipin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Efi Dhedhes, ish-banorja e “BBV” ka vendosur të jetë më e tërhequr pas kësaj eksperience. Nuk ka dhënë shumë intervista, s’ka postuar shumë në rrjetet e sociale e po ashtu ka pasur raste që “zhdukej”. Mirëpo, kjo ka bërë që të jetë një nga banoret më të kërkuara, si për mediat ashtu edhe për reklamat.

Le të mos harrojmë se pas daljes së parë nga “BBV” ajo ishte protagoniste në klipin e “Mozzik” dhe tërhoqi shumë vëmendje. E mesa duket sërish do e shohim në një klip muzikor.

Dyshimet na u shtuan pasi Ronela Hajati publikoi një video ku shfaqet Efi duke u rregulluar. Gjithçka deri më tani është “ok”, por ne bëjmë lidhjen me një postim të bërë po sot nga Ronela ku tregonte se sot do xhironte 2 klipe.

E pikërisht sot publikon Efin duke u rregulluar.

Sot një ditë shumë e bukur”-shkruan Ronela në video.

E bëtë lidhjen apo jo? Gjithsesi ne jemi në pritje të projekteve të Ronelës e pse jo në pritje dhe të projekteve të Efit.

Scroll to Top