Katër makina janë përfshirë nga flakët në lagjen “Apolonia” në qytetin e Fierit.
Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ndërkohë që tre prej tyre janë shkrumbuar totalisht.
Ndërsa një tjetër është dëmtuar pjesërisht nga zjarri.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar zjarrfikësja që ka bërë të mundur izolimin zjarrit që të mos përhapet dhe te mjetet e tjera apo dhe banesat pranë.
Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Nuk dihet ende nëse zjarri ka qenë aksidental si pasojë e ndonjë defekti teknik në një nga automjetet e parkuara, apo ka qenë i qëllimshëm.
Policia vendore informoi se ‘rreth orës 03:20, në lagjen “Apollonia”, Fier, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit N. B., i parkuar, dyshohet për shkaqe elektrike, ka marrë flakë.
Si pasojë është djegur edhe automjeti tip “Nissan” në pronësi të shtetasit M. B., automjeti tip “Volkswagen”, në përdorim nga shtetasi A. P. dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. Gj., të cilat ishin parkuar afër këtij automjeti.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’