Gazetari Elkier Bushkolaj tha në një intervistë televizive se ata që arrestohen në operacionet anti-drogë janë “të vegjlit”. Ndërsa komentonte megaoperacionin policor të koduar “tempulli”, ai shtoi se kokat e bandave nuk goditen në të tilla raste.about:blank
“Sa kohë ndalohet qoftë edhe një shpërndarës i lëndëve narkotike, kryesisht në shkolla, ne jemi dhe vet prind, absolutisht është lajm i mirë. Por ne përveçse gazetar dhe përcjellës të lajmit, normalisht shkojmë pak edhe përtej lajmit. Në gjykimin tim operacioni është i mirë sa i përket dhe numrit të të arrestuarve, por dhe cilësisë së tyre sepse kemi persona që merreshin direkt me trafikimin e lëndëve narkotike nga Kanadaja në Shqipëri, por unë besoj që duhet shkuar pak më tej. Pse e them këtë? Ditën që ndodhi ky operacion, një operacion i ngjashëm ndodhi në Italim në Milano ku në fund hetimet u realizuan me goditjen e kokave, pra me të grupeve kriminale, ndërkohë e kundërta po ndodh në Shqipëri. Kemi një megaoperacion të shtrirë në 5 qarqe dhe në fund të ditës nuk po arrijmë te kokat,” – u shpreh Bushkolaj.