Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë do të ndodhë

Jil
Jil
1 Min Read

Nesër në Kosovë na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe riga ose rrebeshe lokale shiu të cilat nuk parashihet të zgjasin shumë. Temperaturat do të shënojnë rritje krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise do të kushtëzojnë reshje dhe rrebeshe lokale shiu. Rajonet që janë më afër Greqisë kanë predispozita që të përfitojnë paksa më shumë reshje shiu dhe vranësira. Sa më larg Greqisë reshjet do të jenë më të pakta dhe në shumë vise nuk priten fare reshje.

Nga e Premta përmirësim gradual i motit në tërë rajonin, ngase do të kemi dobësimin apo largimin e “ciklonit grek” i cili më nuk do të ndikojë në kushtet e motit në territoret tona.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *