Paris,gruaja bërtet “Allahu Akbar ” dhe kërcënon se do të hedhë

Jil
Jil
1 Min Read

Në Paris, policia hapi zjarr ndaj një gruaje që bërtiste “Allahu Akbar” (“Zoti është më i madhi”) në stacionin e metrosë François Mitterrand Bibliothèque ne Paris. Oficerët qëlluan sepse “kishin frikë për sigurinë e tyre” duke dyshuar se gruaja e mbuluar teresisht mund te hidhte veten ne ere..

 Policia e Parisit ishte vënë në alarm pasi gruaja kishte kërcënuar me vdekje disa nga pasagjeret në tren. Pasi u izolua, raportoi zyra e prokurorit, gruaja “refuzoi t’i bindej urdhrave të policisë, duke kërcënuar se do të hidhej në erë”. Një nga oficerët më pas “ka përdorur armën e tij të zjarrit vetëm një herë”.


 E plagosur, gruaja është transportuar në spital ku ndodhet në prognozë të rezervuar me një plagë në bark.  Nga gjetjet e para, ajo nuk kishte me vete asnjë lëndë plasëse. Janë hapur dy hetime, një që i është besuar policisë për terrorizem dhe kërcënimet me vdekje ndaj një zyrtari publik./Tgcom

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *