Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjatës, njërës prej 12 të arrestuarve të grupit kriminal të Laert Haxhiut, me të cilin pretendohet se ka pasur raport intim, hedh poshtë që e bija të ketë lidhje me vrasjet dhe ngjarjet kriminale të porositura e realizuar nga ky grup. Në një prononcim për “Report TV”, ajo tregoi se e bija kishte frike nga 31-vjeçari Laert Haxhiu, i dënuar me 18 vite burg për “Masakrën e Lushnjës”. Gjithashtu, Shaqe Gjata tregoi se rivali i Aldo Bares, ish-kapobandës së Lushnjës, i dënuar me burgim të përjetshëm i shkruante shpesh në telefon. Ndër të tjera, Shaqe Gjata nënvizoi se është kërcënuar disa ditë më parë nga një grua me emrin Shpresa, e ëma e njërit prejt viktimave të grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu. Ajo e ka kërcënuar se e bija, Klea, ka çuar drejt vdekjes djalin e saj. Operacioni policor “Kurrë mos harro” u realizua me dëshmitë e Artan Tafanit, grabitës dhe pjesëtar i grupit kriminal të Haxhiut. Pas arrestimit së tij 6 ditë më parë për grabitjen e një “Exchange” në Tiranë në 24 qershor, ai u kthye në bashkëpunëtor të drejtësisë duke rrëfyer 20 ngjarje kriminale të grupit ku bënte pjesë, mes tyre 6 vrasje. Ai u prangos në një hotel në Lushnje, ku në dhomë iu gjet një pistoletë dhe kartë identiteti greke. Më pas, ai u transferua në Tiranë, ku çuditërisht filloi të tregonte shumë ngjarje kriminale për të cilat kishte dijeni. Ende nuk dihet se përse Tafani “tradhtoi” miqtë e tij të grupit kriminal të Laert Haxhiut.
E ëma e Klea Gjatës: Një grua me emrin Shpresa më kërcënoi
Në lidhje direkte telefonike me “Report TV”, Shaqe Gjata tregoi se e bija ka mbaruar shkollën e lartë për https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrim-biznesi dhe ka punuar më parë si sanitare në Zvicër. Ajo hodhi poshtë akuzat nga policia se e bija është përfshirë në ngjarjet kriminale të grupit të Laert Haxhiut. E ëma e 27-vjeçares rrëfeu se çfarë fjalësh iu thanë nga gruaja e quajtur Shpresa. “Unë po pija kafen në një lokal lagje. Erdhi një grua, e ka emrin Shpresa, mbiemrin nuk e di. Ka ardhur edhe këtu, edhe tek shtëpia, më tha ‘le të fshihet sa të dojë, vajza e saj më ka vrarë djalin’. Vajza ime është një engjëll, nuk ka lidhje me vrasjet! Të pyesësh në gjithë Lushnjën s’ka lidhje! Vajza ime ka që vajzë e re që ka punuar në shtëpitë e Zvicrës duke pastruar. Klea ka mbaruar https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrim biznesi. Unë atë dritë syri kam”, tha fillimisht Shaqe Gjata.
Marrëdhënia e së bijës me Haxhiun: Njëherë i dërgoi buqetë me lule
Për sa i përket raportit intim të pretenduar mes vajzës së saj dhe Laert Haxhiut, i cili nuk është lejuar të ekstradohet në atdhe nga gjykata e Selanikut, Shaqe Gjata pranoi se 31-vjeçari i shkruante shpesh në telefon Kleas, madje një rast i kishte dërguar dhuratë për festën e 8 marsit. Për shkak të aktivitetit kriminal të Haxhiut, Shaqe Gjata shtoi se e bija kishte frikë të refuzonte kërkesat e tij për lidhje intime. “Në telefon me mua është sjellë mirë ai. Nuk e kam takuar kurrë! Unë e njoh si fytyrë që jepet në media. Nuk e njoh djalin vetë. Kur ishte 8 marsi i këtij viti, i erdhi një buqetë, ishte pa emër. Vajza nuk e pranoi buqetën. Se nga i gjeti numrin dhe i tha ‘ta kam sjellë unë buqetën (Laert Haxhiu)’. I tha ‘ta kam sjellë për shenjë respekti’. Vajza tha ‘mos u merr me mua’. Kam frikë më ‘tha ti bëj bllok’. Shkëputej, rrinte dy javë, por e merrte vet ai. Për të bashkëjetuar jo e jo! Kur ka ardhur buqeta me lule jam shtangur, tha ‘nuk e njoh se kush është”, tha ajo.
Klea Gjata kishte dyqan rrobash, po planifikonte të ikte në Gjermani
E pyetur se me çfarë pune merrej e bija Klea Gjata, nëna e saj u shpreh ndër të tjera për “Report TV” se 27-vjeçarja zotëronte një dyqan rrobash, por për shkak të aktivitetit të dobët ekonomik, kishte planifikuar të emigronte në Gjermani, ku do bashkohej me të motrën. “Kishte një dyqan rrobash në Lushnjë. Dhe mendoi do të iki në Gjermani tek motra, se i thoshte nuk nxjerr gjë me atë dyqan. Po shikonte për vende pune dhe mendoi se do të shkonte në Gjermani”, mbylli prononcimin për “Report TV”, Shaqe Gjata.
Sërish del emri i Florian Gjergjit, tentoi t’i merrte 70 mijë euro një biznesmeni
Ka dalë sërish në media emri i Florian Gjegjit, 40-vjeçarit, i cili po kërkohet për t’u arrestuar nga policia si mashtrues e zhvatës të biznesmenëve. Këtë herë, uniformat blu të kryeqytetit prangosën 4 bashkëpunëtorë të tij, të cilët duke u paraqitur si zyrtarë të lartë shteti, i kishin kërkuar biznesmenit Aleksandër Gavoçi në aplikacionet online të komunikimit rreth 70 mijë euro. Mashtruesit ishin paraqitur në mesazhe si kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Megjithatë, Gavoçi nuk ra në kurth, por njoftoi policinë. Të arrestuarit janë Xhonatan Xhaferri, 24 vjeç, Leonard Xhika, 38 vjeç, Mikel Panxhi, 30 vjeç, banues në Elbasan, dhe Petro Ferzaj, 51 vjeç banues në Vlorë ndërsa në kërkim janë shpallur Xhensil Qefa, 27 vjeç nga Elbasani dhe Florian Gjergji 40-vjeç nga Shkodra. Në cilëinë e provave materiale, operacioni “Fraud” sekuestroi 2 makina dhe 6 telefona. Personat në fjalë përdornin aplikacionet “Signal” dhe “Telegram” duke u paraqitur disa biznesmenëve të piketuar si zyrtarë e drejtues shteti (kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj; ish-drejtori i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, etj). Deri tani janë dokumentuar 5 raste ku grupi i mashtruesve i drejtuar nga Florian Gjergji kanë tentuar t’u zhvasin shuma të mëdha biznesmenëve të njohur nga 13 mijë deri 100 mijë euro.
Partnere e Laert Haxhiut dhe e arrestuar si pjesë e grupi
- KDadmin
- Publikuar 30/09/2023
- 08:10
Facebook
WhatsApp
Telegram
Email
- Tags: Aktualitet, arrestuar, Lajme, Partnere e Laert Haxhiut