Pas alarmit për bombë, kombëtarja e Izraelit arrin në Kosovë

Jil
Jil
2 Min Read

Ekipi kombëtar në futboll i Izraelit ka arritur në Kosovë të premten, përderisa në aerportin e Prishtinës kishte masa të rrepta sigurie.about:blank

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Izraelit të dielën zhvillojnë një ndeshje kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Dy autobusët e ekipit izraelit u shoqëruan nga disa makina të Policisë së Kosovës nga aeroporti deri në hotelin ku po qëndron ekipi, ku po ashtu kishte masa të shtuara të sigurisë.


Federata e Futbollit të Izraelit ka postuar në X – që më herët njihej si Twitter – një video ku dukeshin lojtarët gjatë rrugëtimit të tyre drejt aeroportit në Izrael, të cilët u detyruan të strehoheshin, pas një alarmi për bombë.


VIDEO/ Panik tek Kombëtarja e Izraelit para nisjes për në Kosovë, lojtarët dalin nga autobusi pas alarmit për bombë
“Asgjë nuk do të na ndalë në rrugën tonë drejt Euro 2024”, shkroi federata.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Izraeli do të luajë që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasit – që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ndaj Izraelit, që nxiti luftën në Gazë.

Fillimisht, ndeshja Kosovë-Izrael ishte paraparë të mbahej më 15 tetor.about:blank

Izraeli është në vendin e tretë në Grupin I për Euro 2024, pas Rumanisë dhe Zvicrës, por ka dy ndeshje të paluajtura. Kombëtarja izraelite asnjëherë nuk është kualifikuar për Kampionatin Evropian që kur iu bashkua UEFA-s më 1994.

Por, tani duhet të luajë katër ndeshje në dhjetë ditë, në tentim që të kualifikohet.REL

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *