Pas daljes nga BBVK, Blero tregon çfarë i ndodhi llogarisë

Editor
1 Min Read

Këngëtari kosovar Blerim Muharremi i njohur me emrin e artit Blero, ish-konkurrent i “BBVK”, zgjodhi që të largohet nga shtëpia me vullnetin e tij të plotë.

Ai e ka shprehur edhe më parë që ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe kjo ishte arsyeja që ai u largua nga spektakli.
Blero ka thënë që presioni i madh që ishte krijuar në shtëpi dhe situatat aty ishin bërë shqetësuese për të.

Ditën e sotme ai ka bërë një reagim në faqen e tij zyrtare të Instagramit ku shprehet: Përshëndetje të gjithëve. Dua t’ju informoj që rrjetet e mia sociale, gjatë kohës kur kam qenë në “BBVK” janë keqpërdorur dhe nuk janë mirëmbajtur siç duhet. Tani janë në kontrollin tim dhe gjithçka është në rregull. Faleminderit për mirëkuptimin dhe faleminderit edhe një herë shumë për gjithë këtë suport që bëni. I juaji, Blero.

Pasi hoqi dorë nga kjo eksperiencë ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë dhe ka publikuar foto me të dashurën e tij. Së fundmi, nga një foto që ka shpërndarë, ai po merret dhe me një projekt muzikor.

Pas daljes nga BBVK, Blero tregon çfarë i ndodhi llogarisë
Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *