Pas një televotimi të fortë kokë me kokë me Drilonin, Gjesti është eliminuar nga gara e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka lënë përgjysmë mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 160 mijë eurosh. Pas daljes, Gjesti shprehu lumturi dhe tha se Drilon Rama e meriton fitoren.
Në këtë moment, reagoi edhe fituesi i edicionit të parë, Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i cili shprehu pakënaqësi për mënyrën se si po zhvillohet spektakli. Ai tha: “Më besoni që nuk shikohet më Big-u në Kosovë. Respekt, ama nuk shihet më.”
Stresi nuk nguroi të kritikohej më tej, duke shtuar në një postim në Instagram me fotografinë e Gjestit: “Pabesia është e pashpjegueshme, thjesht të vjen edhe humb.” Ndërkohë, mësohet se finalja e Big Brother VIP Kosova 3 do të mbahet më 24 janar, ku do të zbulohen fituesit e këtij edicioni të përfolur.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.