Pas fotos me Bardhin, Sara poston edhe foton me nënën e tij

Editor
2 Min Read

Duket se gjithcka është sqaruar me vajtjen e Sara Gjordenit në Kumanovë, teksa “drama” më e madhe e ditëve të fundit, e nisur me daljen e Bardhit nga shtëpia e “BBVIP” krejt papritur dhe e vazhduar nga vetë Sara në “luftën” e saj me menaxherin e këngëtarit dhe me të gjithë ata që i kanë dalë kundër për deklaratat e saj, duket mund të ketë pas të gjithash një fund të lumtur. 

Edhe pse Bardhi akoma nuk e ka “follow” Sarën në Instagram, kjo e fundit po qëndron në shtëpinë e këngëtarit, ndërsa më herët sot postoi një foto me të, duke treguar se janë bashkë, teksa tani ka postuar një foto po ashtu me nënën e tij, e cila sic ju bë me dije Bardhit në reality show nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, po ashtu sic tregoi edhe vetë reperi me anë të disa fotove në Instagram, por tashmë duket se gjithcka është mirë. 

Kështu, ish-Missi ka nxjerrë një foto ku duket se ka kapur dorën e nënës së Bardhit dhe e shtrëngon, teksa i shpreh dashurinë në përshkrimin bashkangjitur, një tregues i qartë, të paktën sipas saj, që gjithcka është mirë mes tyre dhe se tashmë mund ta vazhdojnë lidhjen të qetë, pavarësisht pengesave. 

Epo, ja ku e zgjidhëm edhe këtë hall, tashmë Sara besojmë nuk do kthehet nga Kumanova për ca kohë. 

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *