Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, ku siç është urdhëruar nga GJKKO duhet të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore, pasi po hetohet për dyshime të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.
Koncensioni i dhënë 8 vjet më parë parashikonte ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale.