Xhamat e një makine të Policisë së Kosovës janë thyer para pak çastesh në Zveçan.
Një automjet i cili ishte duke qarkulluar nga objekti i komunës së Zveçanit, në drejtim të Mitrovicës, theu xhamat e një veture të Policisë së Kosovës dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Kjo është dita e tretë ku në komunat veriore po vazhdojnë protestat e serbëve, të cilët po kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill.
Të hënën, protestuesit me maska e edhe ata pa maska kanë ushtruar dhunë ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Ata kanë hedhur sende të ndryshme në drejtim të tyre, ku kanë dëmtuar automjete të mediave, përfshirë atë të Top Channel, të cilës i hoqën targën dhe shkruajtën simbole serbe.
Si pasojë e protestave të dhunshme janë plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar Kosovën për përshkallëzimin e tensioneve me Serbinë, derisa kanë anuluar edhe pjesëmarrjen e vendit në një stërvitje ushtarake të NATO-s “Defender 23”, pasi qeveria ka refuzuar t’i tërheqë kryetarët e komunave dhe forcat e saj policore nga veriu i vendit.
- “Për mua Big-u ka mbaruar…”, ish-banorja u përgjigjet fansave
- Merr fund miqësia e ngushtë mes Efit dhe Mikelës pas BBV?
- Luiz Ejlli shlyen borxhet dhe heq dorë nga noteria, zbulohet biznesi që do…
- Harroi Erionin, po martohet Mikela e “Për’puthen”?
- Nga ish-banor i “BBVA” në opinionist, ja kush pritet t’i zërë vendin Zhaklinës…