Arrestohet ish kreu i bashkisë së Kukësit Safet Gjici pas skandalit seksual në zyrën e tij.
Arrestimi i tij vjen disa ditë pas publikimit të videoskandalit ku ai kryente marërdhënie seksuale në zyrën e bashkisë.
Ndaj tij SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit pasiv. Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër arrestin ndaj Gjicit, i cili është ekzekutuar pasditen e sotme.
Ai është arrestuar në Tiranë, në një lokal, pranë banesës së tij.