Pas thatësisë ekstreme shirat i afrohen Stambollit

Jil
Jil
1 Min Read

Stambolli është për përballur muajve të fundit me një periudhë jashtëzakonisht të thatë me mungesë të reshjeve atmosferike, ndërsa shirat vjeshtor më në fund po i afrohen metropolit turk, me reshje të shpeshta shiu, rrebeshe shpeshherë të fuqishme lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Reshjet e shiut do të zgjasin disa ditë me radhë (jo -pa ndërprerje), dhe do ti japin fund zagushisë së pafundme dhe thatësisë shumë ektreme që pllakosi Stambollin dhe disa pjesë tjera të Turqisë gjatë kësaj vere.

Në territoret tona vazhdon mot kryesisht i thatë dhe me reshje sporadike kryesisht në jug të Shqipësië dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Këto vise presin intensifikim të rrebesheve të shiut gjatë ditës së Premte, ndërsa ndonjë rrebesh i shkurtër mund të arrijë deri në skajin jugor të Republikës së Kosovës.

Në aspektin termik temperaturat këto ditë janë rreth vlerave mesatare, pra tërësisht normale për këtë periudhë kohore. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *