
Videoja që tregonte Stresin duke pranuar një puthje në faqe nga Jozi, si pjesë e një ‘prank’ për një projekt muzikor të përbashkët, ka bërë bujë në rrjetet sociale. Në pamje, Stresi shfaqej me sportivitet dhe afeksion për “çunat e zonës” të Jozit.
Por pas kësaj, Gjesti ka bërë një lëvizje që ka habitur ndjekësit: ai e ka hequr Stresin nga lista e personave që ndjek në Instagram. Ky vendim bie në sy, sidomos duke pasur parasysh mbështetjen publike që Stresi i dha Gjestit gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania.
Nga ana tjetër, Stresi vazhdon ta ndjekë Gjestin në rrjetet sociale, ndërsa nuk dihet nëse ky veprim i Gjestit është një sinjal për një ftohje në marrëdhënie apo një vendim i momentit.