Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.about:blank
Tabloidi “The Sun” ka raportuar gjithë ngjarjen, teksa është publikuar edhe një video ku Viktor Trobolini mund të shihet i veshur me një kapele bejsbolli dhe duke mbajtur sulmuesin poshtë në rreshtin e kabinës.
Viktori, me origjinë nga Shqipëria , por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditshëm gjatë fluturimit, duke ecur lart e poshtë në rrugë nga hyrja nga kabina e pilotit deri në daljen e urgjencës në skajin tjetër.
Ai tregon se nisi të dyshonte dhe ta mbante në vëzhgim.