
AIP vlerësoi se qëllimi i ankesës së Drilonit, pra fshirja e incizimeve ishte realizuar dhe bazuar në ligj, nuk kishte arsye për të ndërmarrë masa shtesë, duke e mbyllur procedurën administrative.
E për këtë Xheneta bëri një reagim në Instagram duke thumbuar Drilonin.

“Fituesi i shpikur i BBV, që tregonte gishtin e mesit prej plastike – sot u përplas me realitetin prej letre. Ankesa për privatësi? Vetë kishte dhënë pëlqimin për publikim.Institucioni zyrtar e tha troç: ‘S’ka shkelje. S’ka hetim. Rasti? Pa bazë’. Pra, ai që s’kishte çka me thanë – e mbushi skenën me drama plastike. Po tash që vendimi erdhi.. A thua gishtin ku do ta fus sonte?”, shkroi ish-banorja e BBVK-s në postimin e saj.
Dy muaj më parë Xheneta bëri bujë në rrjete sociale, duke publikuar disa biseda private me Drilonin, të cilat bënë xhiro dhe tregonin një anë krejtësisht tjetër dhe një qasje krejtësisht tjetër të fituesit të BBVK-së.