Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të rralla janë ato bimë që janë të dobishme sikurse hudhra, e cila me mijëra vjet përdoret në mjekësi. Për një kohë të gjatë është përdorur si ilaç, jo si erëz. Ka aromë karakteristike, shije dhe është pikante. Mes tjerash përmban edhe kalcium, fosfor, selen dhe një sasi të madhe me vitamina B dhe C dhe proteina. Midis antibiotikëve natyralë zë vend edhe hudhra, pasi lufton shumë baktere, tifon dhe kërpudhat dhe viruset e ndryshme. Po ashtu, ndikon edhe kundër gripit, ftohjeve, inflamacioneve të gojës, të veshit, lufton infeksionet në gjoks, si dhe e zbut urdhjen. Ekspertët kanë theksuar se hudhra ndikon edhe kundër paraziteve në zorrë. Po ashtu ka ndikim edhe në detoksimin dhe pastrimin e gjakut.
Për shëndetin tonë sugjerohet që të konsumoni hudhrën në mënyra të ndryshme
DEZINFEKTOJENI AJRIN NË BANESË NË KËTË MËNYRË:
Merreni thelbin e hudhrës dhe me kujdes e pastroni. Fletët e saj ku ka qenë i vendosur thelbi i hudhrës i ndizni në një taketuke dhe e lini të tymosë. Ky tym nuk është i dëmshëm, është shumë i dobishëm për pastrimin e ajrit nga viruset dhe parandalon sëmundjet e fytit dhe të mushkërive.