Gjykata cakton masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Gjoka

Editor
1 Min Read

Ditën e sotme, gjykata ka dhënë masën e sigurisë për biznesmenin Pëllumb Gjoka, duke e lënë në burg, pasi ky i fundit kishte bërë ankimim në Gjykatën e Posaçme për zëvendësimin e masës së sigurisë.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj, ka rrëzuar pretendimet e avokatit të Gjokës, Ylli Manjani, për zbutjen e masës.

Prej korrikut të vitit të kaluar, Gjoka mbahet në paraburgim për disa akuza të rënda penale, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Pëllumb Gjoka, u arrestua pas zbardhjes së komunikimeve në aplikacionin e enkriptuar Sky ECC, ku në pranga përfunduan efektivë policie, prokurorë e ish-prokurorë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *