Dhimbjet e kockave po kthehen në një problem shëndetësor shumë i përhapur kudo. Kjo ndodh edhe sepse njerëzit nuk kanë shumë kohë për aktivitet fizik ndërkohë që jetëgjatësia është rritur. Kjo nënkupton se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe rrjedhimisht i përdorin muskujt dhe kockat për më shumë kohë. Në përgjithësi, njerëzit kërkojnë ndihmën e medikamenteve qetësues. Shpesh këto ilaçe, kur pihen me tepri janë të dëmshme për stomakun dhe mëlçinë. Natyra nga ana tjetër na ka dhënë shumë burime të rëndësishme kundër dhimbjeve që nuk dëmtojnë organet e tjera. Në këtë artikull do të mësoni për një trajtim të fuqishëm kundër dhimbjeve të kyçeve që bazohet në përdorimin e kripës dhe vajit. Qries Vlerat e Vajit të Ullirit Vaji i ullirit është i pasur me polifenolë që shërbejnë si antioksidantë.
Në momentin që ky lëng i artë bie në kontakt me organizmin, ngadalëson plakjen e qelizave. Kjo do të thotë që dhimbjes i duhet më shumë kohë për t’u shfaqur. Vaji i ullirit përmban edhe substanca që parandalojnë aktivizimin e inflamacionit. Vaji i ullirit rregullon qarkullimin e gjjakut që rrjedhimisht mban organet të shëndetshme. Vlerat e Kripës së Detit Trajtimi me vaj dhe kripë, kërkon kripë deti sepse ofron përfitime shumë të mira për organizmin. Kripa e detit përmban magnez që forcon indet. Mineralet e tjera te kripa janë shumë të mira për sistemin imunitar dhe për shërimin e kockave dhe muskujve. Sikur të mos mjaftonte kjo, kripa e detit përmirëson qarkullimin e gjakut dhe eliminon sasitë e tepërta të sodiumit në gjak, duke ulur tensionin e tij. Kura me Vaj dhe Kripë Për Dhimbjet e Kockave
Përbërësit: 1 gotë me ujë 20 lugë gjelle me vaj ulliri 10 lugë gjelle me kripë deti..Përdorimi i Kurës Kundër Dhimbjeve Të Kockave Shtoni vajin e ullirit dhe kripën në ujë dhe përziejini së bashku. Masën e përfituar përdoreni për të masazhuar zonën e prekur nga dhimbja për rreth 3 minuta.
Masazhi fillestar duhet të zgjasë 3 minuta dhe duhet të arrini që të masazhoni zonën e prekur për deri 10 ose 20 minuta. Kjo kurë duhet aplikuar në lëkurë për 10 ditë me rradhë.
ezultatet do të jenë të shpejta dhe afatgjatë. Do të shikoni që do të mund të lëvizni më lehtë dhe dhimbja do të zbutet ndjeshëm.
Nëpërmjet këtij masazhi, qelizat tuaja do të rigjallërohen, qarkullimi i gjajkut do të jetë më i mirë dhe sistemi imunitar më i fortë. Në disa raste mund të vëreni që lëkura mund të skuqet. Kundër skuqjes mund të përdorni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe më pas pak pudër. Ju këshillojmë ta provoni këtë kurë. Nuk keni asgjë për të humbur, përkundrazi mund të përfitoni shumë.