JiL.al - Jeto i Lumtur

Për Të Gjitha Gratë!….. Poezi Nga Alda Merini…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

E brishtë, pasuri gruaje, matricë e parajsës,
je një pikël faji
edhe në sytë e Zotit,
përpos luftërave të tua të përgjakshme
për emancipim.
E thyejnë bukurinë tënde
dhe mbetet një skel et dashurie,
ku klith ende hakmarrja
dhe vetëm ti arrin të qash,
e pastaj kthehesh e sheh bijtë e tu
e rikthehesh duke mos ditur ç’të thuash,
duke heshtur, e befasuar
dhe ashtu, shndërrohesh e madhe sa toka.

 

Jeto I Lumtur

Scroll to Top