JiL.al - Jeto i Lumtur

Për të qenë më i lumtur, ji i guximshëm por jo i pamatur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Nuk do ta besonit kurrë. Është si një makth i mrekullueshëm!”. Kështu e përshkruan vrapimin e demave në Pamplona në ​​Spanjë, Bill Gortonnjë pijanec veteran i ushtrisë, personazh i romanit të vitit 1926 “Dhe dielli lind përsëri” të Ernest Heminguejit.

Çdo vit, në orën 8 të mëngjesit të 7 korrikut, dema të rritur (të shoqëruar nga 6 të tjerë më tëmoshuar) ndjekin në rrugët e qytetit disa të rinj vendas të quajtur mozos (dhe një numër jo tëvogël turistësh të huaj, të tërhequr nga mënyra se si Heminguei e përshkroi atë festival) deri tekarena ku do të zhvillohen më pas ndeshjet e demave me toreadorët.

Nëse ky ritual i lashtë ju duket i rrezikshëm, keni të drejtë. Që nga viti 2005, janë plagosur të paktën 78 njerëz, dhe disa prej tyre kanë humbur jetën. Shumica kanë qenë turistë të huaj, të cilët kishin ferstuar duke pirë gjatë gjithë natës, përpara se të vraponin me sy të zgurdulluar përgjatë rrugëve të panjohura me kalldrëm, duke u ndjekur nga kafshër e shpejta dhe agresive që peshonin më shumë se 1 mijë kilogramë.

Dhe thelbi i çështjes qëndron pikërisht tek rreziku. Të lexoh Heminguejin – dhe të shohësh rrugët e mbushura me rreth 1 milion turistë çdo vit – atëherë të duket se pak gjëra janë më emocionuese sesa të përpiqesh t’u shmangesh sulmit të demave, duke rrezikuar jetën tënde. Të vraposh bashkë me disa dema të tërbuar nga pas, mund tju duket një veprim qesharak.

Por kjo traditë ,i ofron secilit nga ne një leksion se si ta ekspozojmë veten ndaj një rreziku të vogël por të vërtetëdhe jo të rreme si ajo e “maleve ruse” apo shtëpisë së shtrigave. Nëse keni nevojë të ndiheni më të gjallë, të froconi guximin apo të shihni se çfarë jeni të gjendje të bëni, zgjidhja mund të jetë bërja e diçkaje që tju nxjerrë nga zona juaj e sigurisë.

Ndoshta kjo nuk duhet demomos të bartë një rrezik si vrapimi me demat. Ndoshta mund të mjaftojë të mësoni të ngisni një motor Vespa, t’i thoni Të dua dikujt që e palqeni, apo të mbaninjë fjalim në publik. Në çdo rast, pak frikë dhe rrezik, të përjetuara me qëllim, mund të krijojë pak magji në jetën tuaj.

Ndërmarrja e veprimeve të rrezikshme, mund të jetë në vetvete një kauzë e fismePër shembull në vitin 2012, disa studiues që intervistuan praktikues të sporteve të rrezikshme, si p.sh. rrëshqitja me kajak nëpër ujëravara, zbuluan se motivimet e tyre përfshijnë eksitimin, arritjen e qëllimeve, forcimin e miqësive, dëshminë e aftësive personale si dhe tejkalimin e frikës.

Disa atletë të sporteve ekstreme e përshkruajnë përvojën si të shenjtë, ose të papërshkrueshme me fjalë. Madje mund të ndodhë që ata të arrijnë të hyjnë në një gjendje, në të cilën njeriu ndihet plotësisht në kontrollin e situatës. Por ndonjëherë ndëmarrja e veprimeve të rrezikshme, mund të jetë një shenjë e telasheve.

Këta njihen si njerëz që kërkojnë ndjesi”, dhe priren të kenë aktivitet të ulët të amigdalës në trupra një reagim më të butë të “lufto ose ik”Po ashtu, ata kanë reagime me të buta ndaj stresit dhe frikës, dhe i nënvlerësojnë gjasat që veprimi i tyre të sjellë pasoja negative.

Këta njerëkanë më shumë gjasa se të tjerët që të hidhen nga avioni me parashutëtë ngacmojnë kafshë të egra të rrezikshme, si dhe të përdorin substanca të rrezikshme për shëndetin si alkoli dhe droga, deri në mbidoza që janë vdekjeprurëse. Njerëzit që ndërmarrin veprimtë rrezishme për arsye logjike, mund të mendohet se janë të guximshëm.

Ndërsa ata që e bëjnë këtë në përpjekje për të korrigjuar nivelin e tyre të ulët të dinamizmit, janë të pamatur. Shkencëtarët kanë qenë në gjendje t’i dallojnë këta dy lloje njerëzish duke përdorur skanimet e trurit. Në përgjithësi, njerëzit e guximshëm kanë një sistem limbik normal (atje ku ndodhet amigdala) dhe ndjejnë frikë, por ata përpiqen që ta kapërcejnë atë.

Njerëzit e pamatur, zakonisht me një aktivitet limbik kaotik, nuk arrijnë ta njohin rrezikun, dhe për këtë arsye janë të pavëmendshëm ndaj rreziqeve. Nuk ka dyshime se shumë nga njerëzit që vrapojnë me demat janë trima, por midis atyre ka edhe të pamatur.

Heminguei shkroi për vrapimin me demat, pasi e kishte bërë vetë atë në vitin 1923 me nxitjen e koleges së tij Gertruds Shtein, dhe e cilësoi një përvojë shumë zbavitëseIronikisht, vetë Heminguej nuk është një shembull i mirë i ndërmarrjes së veprimeve të rrezikshme për synimepozitive.

Ai ishte një kërkues emocionesh, me një të kaluar vetëshkatërruese të pasioneve të rrezikshme.Sado që disa njerëz e duan rrezikun – qoftë kurajozë apo të pamatur – lumturia që nxjerrin prej

tij ka tendencë të ndodhë pas ndërmarrjes së veprimit. Në vitin 2019, studiuesit që studionin çiklistët që zbrisnin nga zonat malore, zbuluan se ata pretendonin se ky sport u jepte shumë lumturi.

Por lumturia e tyre ishte më e ulët gjatë aktivitetit, sesa para apo pas tij. Pra mocioni duket se buron më shumë nga ideja për të bërë diçka të rrezikshme, sesa nga vetë veprimiPra ka të ngjarëtë jeni të lumtur sepse keni vrapuar me demat, por gjatë vrapimit ndoshta keni qenë thjesht shumë i frikësuar.

Kur bëhet siç duhet, përfshirja në diçka pak të rrezikshme mund të rrisë guximin dhe lumturinë. E bërë keq, ajo është thjesht marrëzi, dhe rrezikon të na lëndojë apo edhe të na marrë jetën. Kur bëhet fjalë për lumturinë, sporti ekstrem që praktikoni mund të mos jetë teknikisht një sport.

Nga 3 fëmijët e mi të rritur, 2 prej tyre hidheshin me parashutë nga avioni për të sfiduar veten (si unë), ndërsa i treti mendonte se kjo ishte një ide idiote (si gruaja ime). Por ky i fundit do të martohet muajin e ardhshëm në moshën 24-vjeçare, një vendim që për shumë bashkëmoshatarë të tij duket më i frikshëm, sesa çdo gjë që po ndodh sot në Pamplona.

Mendoni për gjërat që po i shtyni, apo që mendoni se nuk mund ti bëni, dhe kjo mund të jetë e mundur me një guxim të vërtetë. Ndoshta sfida që ju pret është fizike, si një hedhje nga dikuapo ndoshta është sociale ose emocionale, si pëshenmbull ti tregoni dikujt ndjenjat tuaja të vërteta,apo të merrni seriozisht nevojën e ndryshimit të venditëe punës.

Nelson Mandela thoshte dikur:“Kam mësuar se guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. Trim nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që e kapërcen frikën”. Këto janë fjalë qetësuese,të thënnga një njeri që mund të na mësojë të gjithëve mbi ndërmarrjen e veprimeve tërrezikshme për të mirën e përbashkët.

Por pyetja mbetet po aty:Si mund ta kapërcej frikën time? Hapi i parë, është të imagjinoni të bëni atë që ju frikëson, dhe si do të ndiheni nëse do ta ndërmerrni atë veprim. Kjo do tju mësojë me idenë, dhe do ta bëjë atë më pak të frikshme. Por mendoni qartë, duke përdorur trurin tuaj të ndërgjegjshëm për të arsyetuar, dhe jo vetëm amigdalën për të perceptuar ndjesitë.

Në disa raste shanset e dështimit janë aq të larta, dhe pasojat po aq të tmerrshme, sa vetë akti i pakujdesshëm. Pasi lexoi në rubrikën time mbi rrugëtimin që bëra në Camino de Santiago në veri të Spanjës, një lexuese më kontaktoi për të më thënë se edhe ajo kishte vendosur ta bënte atë.

Madje të gjithë trajektoren prej 800 km pë1 muaj ecje në këmbë, dhe jo vetëm versionin e reduktuar që kisha bërë unë për vetëm 1 javë. Për të ishte një sfidë personale, e cila synonte t’i kundërvihekundër imazhit që ajo kishte gjithmonë për veten:atë të një njeriu të paaftë të përballojë aktivitetin fizik intensiv dhe shimbjen.

Këshilla ime ishte që ajo ta planifikonte udhëtimin 1 vit më herët, për të pasur kohë për të studiuar, lexuar tekste të historisë dhe filozofisë, dhe më e rëndësishmja për ta rikthyer trupin e saj në formë për të përballuar udhëtimin e gjatë.

Nëse doni të rrisni lumturinë tuaj duke ndërmarrë një veprim të rrezikshëm, duhet ta bëni atë siç duhet, dhe jo vetëm duke vepruar në mënyrë impulsiveStudimetregojnë se lumturia dhe impulsiviteti janë kryesisht të papajtueshme me njëra-tjetrën. Ndryshimi i punës dhe karrierës çdo 10 vjet është sporti im ekstrem.

Kur braktisa karrierën time si muzikant për tu bërë një studiuesndihesha shumë i pasigurt dhe i frikësuar. Por stresi më forcoi, dhe në fund më dha më shumë besim për ta ditur se si të realizoj ndryshimin e karrierënë të ardhmen.

Kur u largova nga bota akademike për të drejtuar një organizatë të madhe jofitimprurëse, nuk pata të njëjtën frikë, pasi besoja se mund të zhvilloja aftësitë e nevojshme për karrierën time të re. Tek e fundit, e kisha bërë tashmë këtë gjë. Ndaj ecni përpara, dhe shtyjeni derën që keni pasurfrikë ta hapni. Nga aty mund të dalin një tufë demash të zemëruar, të etur tju ndjekur nëpërrrugë për t’iu goditur. Por atje me ta, mund të jetë vetja juaj më e mirë./The Atlantic…jetoilumtu.al/

Scroll to Top