JiL.al - Jeto i Lumtur

E përdhunoi dhe e vrau/ Gjykata merr vendimin për vrasësin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata Themelore e Ferizajt i ka shpallur fajtor Dardan Krivaqën dhe Arbër Sejdiun për vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit. Krivaqa është dënuar me burgim të përjetshëm, e Sjediu me 15 vjet burgim.about:blank

Gjykata i ka liruar të njëjtit nga akuza për dhunim, meqë nuk është provuar se është kryer vepra penale.

Sipas aktakuzës i pandehuri Dardan Krivaqa më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij në rrugën “Ramadan Rexhepi”, në Ferizaj, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar të njëjtën për të kryer marrëdhënie seksuale, e cila siç thuhet në aktakuzë përcillet me tortura.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se i pandehuri Krivaqa fillimisht pa dëshirën e tani të ndjerës ka kryer marrëdhënie seksuale në sallon, pas kryerjes së aktit seksual të njëjtën të zhveshur e kishte dërguar në banjo, nga aty me dhunë e kishte dërguar në dhomën e gjumit, mirëpo me kalimin e kohës për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore tani e ndjera Marigona Osmani si pasojë e dhunës së ushtruar kishte humbur aftësinë për të rezistuar, e ku në dy raste në mbrëmje kishin kryer marrëdhënie seksuale, pastaj i pandehuri Dardan të zhveshur e kishte dërguar në banjë, e ku i vërehen edhe lëndimet në trup.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, par. 4, nënpar 4.1, lidhur me par.1 të Kodit Penal.

Scroll to Top