Përdorte lokalin për shitjen e drogës/ Arrestohet menaxherja

Jil
Jil
4 Min Read

Policia e Kurbinit ka arrestuar menaxheren e një lokali në Kurbin, shtetasen Merita Sallaku dhe po ashtu ka shpallur në kërkim pronarin, shtetasin, K.L 36-vjeç, pasi përdornin lokalin e tyre për shitjen e lëndëve narkotike.about:blank

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon zbatimi i planeve operacionale “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, në të gjithë territorin e qarkut.

-Në Kurbin, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, është goditur një tjetër rast i përshtatjes së lokalit, për përdorim dhe shitje të drogave. Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, të cilët u kapën në flagrancë me doza kokaine, në lokal. Vijon puna për kapjen e pronarit të lokalit.

Gjithashtu është vënë në pranga një shtetas tjetër që është kapur në flagrancë në Laç, me doza kanabisi. Sekuestrohen dhjetëra doza të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

-Në Lezhë, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, janë kapur 2 shtetas të shpallur në kërkim, të cilët akuzohen për vepra penale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të krimeve ndaj personit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, të Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, vijojnë kontrollet e shtuara në të gjithë qarkun, në kuadër të megaoperacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i ligjit”, me qëllim evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e shtetasve në kërkim. Si rezultat i kontrolleve:

-Në Lezhë, në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

•Në Fushë Gjormë, është evidentuar një lokal i përshtatur për përdorim dhe shitje të drogave. Në vijim të veprimeve për këtë rast është shpallur në kërkim pronari i lokalit, shtetasi K. L. 36 vjeç, banues në Kurbin, janë arrestuar në flagrancë shtetasit M. S. 27 vjeçe, banuese në Krujë (menaxhere e lokalit), S. S. 32 vjeç banues në Kurbin dhe R. K., 33 vjeç banues në Lezhë, si dhe u procedua penalisht në gjëndje të lirë shtetasi J. S., 37 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit në lokal, kontrollit fizik të këtyre shtetasve si dhe kontrolleve në automjete e banesat e tyre, janë gjetur dhjetëra doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.about:blank

•Në qytetin e Laçit është arrestuar në flagrancë shtetasi G. K., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i janë gjetur disa doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Dozat e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjete dhe 6 celularë, që përdoreshin nga këta shtetas.about:blank

-Në Lezhë, në kuadër të megaoperacionit policor “Sundimi i ligjit”, janë kapur dhe ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

M., 32 vjeç, banues në Balldre, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi gjatë kontrollit në biznesin e tij (servis automjetesh), është gjetur një armë zjarri pistoletë;

E. M., 17 vjeç, banues në Lezhë, për të cilin Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, pasi në muajin gusht të këtij viti, në bashkëpunim me vëllanë e tij, pas një konflikti të çastit, në Gjadër, ka plagosur me armë zjarri shtetasin D. Gj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *