JiL.al - Jeto i Lumtur

Përfshihet nga flakët apartamenti në Korçë, banorët ende

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Blutë e Sarandës kanë arrestuar shoferin e mjetit që shkaktoi aksidentin me dy viktima mëngjesin e kësaj të enjtje

Në pranga është vënë 17-vjeçari E.Rr, i cili drejtonte automjetin pa patentë.

I mituri akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve në mënyrë te parregullt”.

Dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano humbën jetën mëngjesin e së enjtes në aksin  Sarandë-Ksamil, pasi motori me të cilin ata po lëviznin u përplas nga makina Benz, që drejtohej nga adoleshenti.

Grupi hetimor thotë se makina që lëvizte nga Saranda drejt Ksamilit, është gjetur në kahun e kundërt, çka dyshohet se i ka prerë rrugën motorit.about:blank

Përplasja ka qenë e forte, aq sa dëshmitarët kanë folur për ngjarje horror, me trupat e viktimave që u gjendën, poshtë makinës që i përplasi.

Pas këtij aksidenti, është pezulluar nga detyra nën komisari i policisë rrugore në Sarandë, Adriatik Shehu.

Scroll to Top