JiL.al - Jeto i Lumtur

Nuk të respektoj më…”/ Përfundon shoqëria me Heidin?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Edhe pse fillimisht marrëdhënia e tyre nisi si e afërt, tashmë raporti mes Heidit dhe Julit nuk është më i njëjtë.

Të dy së bashku, larg banorëve të tjerë Juli dhe Heidi kanë diskutuar raportin e tyre pas një klipi të transmetuar.

Pjesë nga biseda:

Juli: Për mua ke ndryshuar sepse ke filluar të mbrosh të pambrojtshmen. Ti mbron Romeon edhe kur gabon sepse dikur kur Romeo bënte një gabim ti ia thoshe dhe në syrin tonë, ndërkohë që tani edhe kur e ka gabim i jep të drejtë. Unë ty të konisderoj shumë si lojtare. Për mendimin tim ti je truri i lojës në këtë çift por si lojtare nuk të respektoj më.

Heidi: Për mua nuk ka sens ky sqarimi tani sepse kohët e fundit ne i kishim sheshuar gjërat. Është absolutisht e pamundur të flasësh me Julin pa patur gjithë mburojën e tij dhe mendoj që Juli i manipulon gjërat. Ti e heq kontekstin dhe i përdor gjërat siç do ti.

Juli: Debatet e mia me Heidin numërohen me gishtat e dorës.

Heidi: Se s’ke shance se futen të tjerë për ty

Juli: Unë të kam thënë disa herë kur do ulemi ta sqarojmë. Të ulemi të pijmë një kafe se unë me ty nuk dua të zihem në sy të të tjerëve. Pikërisht për këtë bisedë këtu më duket si një banalitet teknik “a më kë thënë apo s’më ke thënë”.

Heidi: E di si është punë, është komplet kaos qendrimi i Julit, unë nuk e di kush është.

Teksa shumë debate dhe surpriza të tjera pritet të diskutohen, ju mund ta ndiqni spektaklin e sotëm në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb, “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2” si dhe në kanalin e YouTube.

Scroll to Top