JiL.al - Jeto i Lumtur

“Përgjaken” sërish rrugët në Francë/ Tre oficerë policie zihen në pritë dhe qëllohen me armë zjarri nga protestuesit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Tre oficerë policie janë qëlluar me armë zjarri gjatë protestave të dhunshme në Francë, nga një person ende i paidentifikuar.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, oficerët u ‘zunë në pritë’ nga dikush që ishte fshehur pas një muri në rajonin Rhone. Ata u qëlluan në këmbë dhe kofshë.

“Ne kemi kaluar një situatë alarmante. Nuk kemi parë një gjë të tillë më parë këtu dhe është shumë shqetësuese”, ka thënë një oficer policie për BBC.

Scroll to Top