Ai i përgjërohej ‘të lutem mos, unë të dua’, aktivistja i merr jetën

Jil
Jil
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani pasi një aktiviste ka vrarë të fejuarin e saj. Blaze Lily Wallace, e njohur si aktiviste e grupit ambjentalist ‘Extinction Rebellion’ e cila ishte diplomuar në drejtësi dhe ëndërronte të bëhej avokate të drejtash, u arrestua pas aktit në efektin e drogës.

Gjithçka nisi pas jnë sherri në shtëpi ku 28 vjeçarja me një thikë në dorë ndoqi jashtë të fejuarin e saj Samuel Mayo, 34 vjeç, duke e qëlluar për vdekje jashtë shtëpisë së tyre në Londër.

Dëshmitarët thonin se fjalët e fundit të dëshpëruara të burrit ishin: “Të lutem Blaze, unë të dua, të lutem Blaze.’

Samuel vdiq nga një plagë 4cm e thellë në ngjarjen e mbrëmjes së 14 korrikut teksa i lutej shoferëve dhe kalimtarëve të thërrisnin një ambulancë.

Dje në gjykatën e Kingston-upon-Thames, Wallace u dënua për vrasje dhe armëmbajtje pas një gjyqi tre-javor.

Ajo u burgos për një minimum prej 24 vjetësh.

Mayo, humbi gjak deri në vdekje teksa policia e kishte njohur si përdorues drogash në zonë.

Wallace u dënua dhe katër vjet të tjera plus dënimit te përjetshëm për armëmbajtjen pa leje.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *