Përgjimet shkaktojnë “tërmet”/ Një drejtues i lartë në Policinë

Jil
Jil
2 Min Read

Në dosjen “Metamorfoza” një tjetër emër i një zyrtari përmendet në komunikimet me Pëllumb Gjokës dhe ish-Shefit të Operacionales, Olti Bistri.

Bëhet fjalë për Rebani Jaupin, që në atë kohë mbante postin e Drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës dhe që në dosje, sipas SPAK-ut, del një herë me emrin “Rebo” dhe një herë me emrin “Rebani”.

Ky i fundit i shkruan: “O vlla keq puna me këto. Më thirrën lart, s’e mbajmë dot pikën aty. A t’ju qish ropt këtyre. S’e di. Më duket se është interesuar Leshi vetë, por mos fol me asnjë. Lidhje shoqërore e jotja, etj”.

Biseda mes Pëllumb Gjokës dhe Olti Bistrit vijon duke biseduar për kazinonë ku Bistri i thotë Gjokës se:

“Ka frikë Rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “Ok fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë Tajvanit? Ty të duhen më lek, jo ata që s’i lënë andej.

Ata që s’i lënë, janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se s’më ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. Është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë t’i lutem Rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. S’e di pse ka frikë.”

Në datën 20 shkurt të vitit 2020, në një bisedë mes tyre, Olti Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: “Tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. Po kot mos s’i dihet. S’e di. Akoma s’na i kanë sjellë emrat dhe vendet. Drejtori tha do e heq pikën nga lista. Jo e din Rebua vetë, s’ka nevojë”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *