Përkeqësohet moti në Gjermani, ja sa shkuar numri i viktima

Editor
2 Min Read

Gjermania numëron katër të vdekur, përfshirë një djalë 10-vjeçar, në zonat që janë prekur veçanërisht ditët e fundit nga moti i keq.

Probleme të rënda ekzistojnë në autostrada, ku rrëshqitja e mjeteve në rrugë shkaktoi vështirësi të mëdha në drejtimin e automjeteve.

Probleme dhe vonesa mbeten edhe në aeroportin e Mynihut, ku pasagjerët vazhdojnë të kenë vështirësi. Bora dhe akulli në pjesë të Gjermanisë jugore çojnë në ndërprerje të shërbimit të tramvajit dhe aksidente trafiku.

Dy burra u vranë në një autostradë në Bavarinë jugore, kur makina me të cilën po udhëtonin u përlas me një kamion për shkak të rrugëve “të ngrira”. I njëjti fenomen shkaktoi shumë më tepër aksidente trafiku në zonën e Mynihut

Në një rajon gjysmë malor të Saksonisë, një autobus u përplas me një borëpastrues dhe më pas në një pemë, duke vrarë një djalë 10-vjeçar që ishte në autobus. Shoferi dhe një pasagjer tjetër kanë mbetur të plagosur rëndë. Në Baden-Württemberg, një 57-vjeçar nuk arriti të përdorte në kohë sistemin e frenimit dhe u përplas me një autobus. Nga përplasja e fuqishme ai ndërroi jetë.

Në aeroportin e Mynihut, i cili qëndroi i mbyllur në pjesën më të madhe të fundjavës, fluturimet janë pezulluar sërish sot për shkak të akullit, ndërsa orari i fluturimeve mbetet i kufizuar.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *