Përkeqësohet moti në Gjermani, i ftohti siberian shkakton viktima

Editor
1 Min Read

Moti i ftohtë dhe ngricat kanë pushtuar gjermaninë, ku si pasojë ka patur dhe aksidente të shumta në të cilat vetëm sot kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë anuluar fluturimet nga aeroporti i Mynihut.about:blank

Një student humbi jetën dhe të paktën 10 u dërguan në spitale, ndërsa dy të tjerë përfshirë shoferin e autobusit të shkollës, u plagosën rëndë në një aksident në provincën e Saksonisë në Gjermaninë lindore, tha policia.

Dy persona të tjerë humbën jetën pas përplasjes së një makine dhe një kamioni në autostradën A8 në Bavarinë e Epërme.

Dëbora ka arritur një lartësi rekord për muajin dhjetor në Mynih, duke shkaktuar probleme të shumta edhe  në transportin rrugor dhe hekurudhor.

Reshjet e borës deri në gjysmë metri në Bavari, Gjermania jugore, çuan në anulimin e shumë trenave, me sistemet e sinjalizimit dhe tabelat elektronike të informacionit që shpesh keq-funksiononin.

Në të gjithë vendin, pasagjerët hekurudhor dhe rrugor u këshilluan të anulonin çdo udhëtim të panevojshëm në mes të kaosit.

Dekada të investimeve të pakta në hekurudhat gjermane janë fajësuar për kaosin në disa pjesë të vendit pasi reshjet e borës bënë që pjesa më e madhe e rrjetit të ndalohej.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *