17 ushtarë dhe 36 luftëtarë vullnetarë janë vrarë në përleshjet e rënda me militantët në veri të Burkina Fasos. Ky është sulmi më i rëndë në muajt e fundit në Afrikën Perëndimore.
Që nga viti 2015, Burkina Faso ka luftuar me grupe të armatosura, disa me lidhje me al-Kaidën dhe Shtetin Islamik. Sulmet janë përkeqësuar këtë vit, duke e bërë vendin qendrën e një lëvizjeje të dhunshme që ka përfshirë Malin dhe Nigerin fqinjë, duke vrarë mijëra njerëz dhe duke detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre. Mediat e huaja shkruajnë se përpjekjet e ushtrisë për të rimarrë zonat shpesh kanë çuar në rritje të mëdha të dhunës.
Kujtojmë se vitin e kaluar pati dy grusht shteti ushtarak në Burkina Faso. Pas të dytit, në tetor, Burkina Faso urdhëroi forcat franceze të largoheshin mes tensioneve në rritje midis juntës dhe Parisit.