Përmbyset gjithçka! Kurthi që la “gojë hapur” banorët e “Big Brother”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndërhyrja e produksionit për të shmangur përballjet e forta ndodhi edhe dje në shtëpinë e Big Brother, ku nominimet e banorëve në fakt ju dhanë imunitet 4 personave më të padëshirueshëm.

Banorët hynë në dhomën e rrëfimit për të dhënë 2 emra dhe 2 arsye, ku më të nominuarit ishin Efi, Kiara, Kristi dhe Dea.

E pikërisht këta të katërt ishin dhe personat që morën imunitet, duke shkaktuar jo pak konfuzion te banorët e tjerë që të gjithë do të jenë në nominim.

Loja e produksionit nuk iu tha banorëve, të cilët po pyesnin të habitur se kush mund të kishte dominuar Visin ose Jorin që në fakt nuk kishin marrë asnjë votë për të dalë nga shtëpia.

Kështu Dea dhe Kristi duket se marrin një shtysë tjetër për ti çuar drejt finales, pasi në javët e fundit më së shumti kanë pasur imunitet sesa janë përballur me votat e publikut.

Scroll to Top