Përmbytet varka plot me nxënës shkolle, raportohet për 12 viktima

Editor
1 Min Read

Ata kishin dalë në një piknik shkolle, e  cila përfundoi me pasoja në jetë njerëzish. Policia lokale konfirmoi numrin e të vdekurve për BBC, ndërsa ende vijojnë kërkimet për të tjerë.about:blank

Ende nuk dihet shkaku i incidentit, i cili ndodhi në liqenin Harni në Vadodara, në shtetin e Gujarat. Rreth 27 persona ndodheshin në varkë, të pa pajisur me jelekë shpëtimi, në momentin që u përmbys.

Autoritetet kanë deklaruan se shtatë persona janë shpëtuar nga ekipet e kërkim-shpëtimit dhe po marrin trajtim në spital.

“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave në këtë orë pikëllimi”, shkroi kryeministri Narendra Modi në “X”. Qeveria vendase ka vendous të japë 400 mijë rupi (4,800 dollarë ose 3,800 paund) për familjet e viktimave.

Aksidentet me varka nuk janë të rralla në Indi. Shpesh mjetet lundruese janë të mbipopulluara, të mirëmbajtura keq dhe nuk kanë pajisje sigurie. Vitin e kaluar, 22 persona humbën jetën pasi një varkë u përmbys në shtetin jugor Kerala të Indisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *