JiL.al - Jeto i Lumtur

Përmbytjet në Durrës, uji hyn në qendrën shëndetësore në Sukth

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rikthimi i reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme edhe në territorin e bashkisë së Durrësit.about:blank

Mëngjesin e kësaj të mërkure, shumica e rrugëve dhe kryqëzimeve janë gjendur nën pushtetin e ujit duke shkaktuar probleme të shumta për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve. Probleme pati dhe në njësinë administrative të Sukthit ku shërbimi në qendrën shëndetësore u ndërpre deri në mesditë për banorët e zonës pasi ujërat depërtuan brenda qendrës shëndetësore.

“Ne u detyruam ta pastrojmë vetë. Është nën nivel. Ndoshta nga shirat e tepërt. Nuk e dimë arsyen. Gjithë ujërat e rrugës bien. Megjithëse ne e kemi vendosur një bordurë, ka qenë e madhe sasia e ujit. 

Këto kohët e fundit kemi pasur shumë probleme me shirat. E rëndësishme është ta vejmë në funksionim sa më shpejt që dhe qytetarët të marrin shërbimin e merituar”- tha Mirjan Beu, drejtues i QSh Sukth.

Situata është kritike edhe për familjen Dosku e cila jeton pranë Urës së Dajlanit në Durrës. Ujërat kanë depërtuar brenda shtëpisë duke e bërë të pabanueshme shtëpinë e kësaj familjeje me 4 anëtarë dhe një rrogë.

Ajo është në pritje të strukturave të mbrojtjes civile për t’i ardhur në ndihmë që të largohen ujërat qe kanë pushtuar të gjithë shtëpinë.

Scroll to Top